MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Rozana pendohet që s’ia dëgjoi këshillën mamasë!

03.07.2019 - 12:44

Rozana Radi publikoi një foto para pasqyrës për të treguar se me kalimin e viteve, pasojat kur nuk i dëgjon këshillat e mamasë fillojnë e shfaqen edhe në fytyrë.

Prezatuesja e “Boom” u tregua e sinqertë duke thënë se sot fotot në rrjetet sociale tregojnë pak nga realiteti.

Ajo deshi t’i jepte vetes një kujtim, të pak ditëve para se të mbushë 40 vjeçe.

“Sa keq që fotot në kohën që jetojmë nuk i bëjmë më për kujtim, por vetëm për shikueshmëri. Dhe pak ditë po i kam të 40-tat! Ja kanë filluar rrathët tek sytë o shokëni! Më thoshte mamaja ‘fli herët’, jo unë. Urdhëro tani”, shkruan Rozana.

Vetëm pak ditë më parë e ftuar tek “BE Coffee”, Rozana rrëfeu një tjetër pendesë, atë të ndërhyrjes për rritjen e gjoksit kur ishte adoleshente.

Sipas saj, ishte shumë më seksi para operacionit. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


" Ora biologjike më thërret"

Këngëtarja: Momenti të bëhem nënë