MENU
klinika

E rëndë në Durrës

Përdhunohet në shkollë një 8-vjeçare nga 5 djem

19.07.2019 - 11:52

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një vajzë e mitur 8-vjeçare është përdhunuar në grup nga 5 djem.

Ngjarja është regjistruar dy javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës.

Mësohet se përdhunuesit kanë qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeçare.

Mësohet se djemtë e kanë manë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katërt të kësaj shkolle, dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.

Banorët e zonës bëjnë me dije se vajza e vogël është gjetur nga mësuesit e shkollës, e lidhur, ndërsa më pas është zbuluar dhe ndodhia e rëndë.

Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN