MENU
klinika

Durrës

Rrezikohen pushuesit/ Policia kufitare bllokon motorët e ujit

25.07.2019 - 16:40

Policia kufitare e Durrësit ka bllokuar dy motorrë uji sepse rrezikonin jetën e plazhistëve, duke kryer manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë.

Pas njoftimit të marrë nga pushuesit se dy motorë uji po kryenin manovra të rrezikshme lundrimi duke rrezikuar jetën e plazhistëve, Policia Kufitare e Durrësit menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e dy motorëve të ujit.

Në përfundim të veprimeve dy drejtuesit e motorëve të ujit, shtetasit S. Xh. dhe S. J., janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 100 000 të reja lekë secili, për Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm.