MENU
klinika

Takon ambasadoren gjermane

Ruçi: Kriza politike zgjidhet me dialog, por pa…

22.07.2019 - 17:06

Në një takim me ambasadoren gjermane, Susane Schutz, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri, kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh se zgjidhja e krizës politike në vend mund të arrihet vetëm përmes dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të tij.

“Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi” -u shpreh Ruçi.

Kryetari i Kuvendit i shprehu ambasadores Schutz përgëzimet për kryerjen me sukses të misionit në Shqipëri, mirënjohjen ndaj bashkëpunimit tuaj të shkëlqyer me Kuvendin dhe i uroi suksese në detyrën e saj të re.

Kryetari Ruçi shprehu gjithashtu urimet për zgjedhjen e znj. Ursula von der Leyen, Ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, në krye të Komisionit Europian, një shënje e ndikimit në rritje të Gjermanisë në arenën europiane dhe globale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!