MENU
klinika

Sa romantike!

Arbana tha gjithçka për lidhjen e saj me Eduartin

29.07.2019 - 11:54

Prej muajsh në showbiz-in shqiptar po flitet për lidhjen e re të moderatores Arbana Osmani me regjisorin e njohur Eduart Grishaj.

Ata janë parë kudo së bashku dhe megjithëse nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për lidhjen e tyre, veprimet e çiftit i kanë lënë të gjithë të kuptojnë se ata janë bashkë.

Së fundmi, çifti ka udhëtuar drejt Marokut dhe kanë ndarë me ndjekësit në Instagram poza të shumta.

Megjithëse nuk kanë publikuar foto së bashku, Arbana dhe Eduarti kanë treguar nëpërmjet postimeve se janë në të njëjtin vend dhe nuk kanë munguar komentet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Në foton e fundit të Eduartit, të publikuar në profilin e tij në Instagram, Arbana i ka vënë vulën marrëdhënies së tyre të dashurisë.

Moderatorja ka treguar publikisht se ç’është Eduarti për të dhe të gjithëve sapo na dha edhe një tjetër konfirmim për lidhjen e tyre.

Epo mesa duket jo vetëm që është një lidhje e konfirmuar tashmë, por i qartë është edhe fakti se ata janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.