Ditën e sotme reperi Getoar Selimi feston ditëlindjen.
Getoar Selimi ka lindur më 3 korrik të vitit 1982 dhe mbush 37 vjeç. Ndërkohë në muajin maj Marina festoi 29-vjetorin e lindjes dhe mes çiftit ka një diferencë moshe prej 8 vitesh.
Ai po feston në Antigua dhe shpesh ndan në rrjetet sociale goxha imazhe.
Që në orët e para të ditëlindjes reperi ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat e tij, por më i bukuri është ai i Marinës.
Marina ka zgjedhur të urojë partnerin e saj nëpërmjet një fotoje super romantike të publikuar në Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Burri im, shoku im, gjithçka e imja. Ti je bota për mua”,- shkruan Marina.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar dyshja udhëtoi drejt një tjetër destinacioni mjaft të pëlqyer, atë të Sardenjës.