MENU
klinika

Shifrat nga Banka Botërore

Sa shqiptarë do ikin nga vendi brenda 2050?

15.07.2019 - 11:19

Në një parashikim të fundit nga Banka Botërore bëhet me dije se deri në 205o shqiptarët që do të emigrojnë do të jenë në nivele shumë më të larta se ato që do të zgjedhin të kthehen për të jetuar në Shqipëri.

Sipas këtyre parashikimeve në periudhën 2017-2022 emigracioni neto do të jetë 40 000 persona.

Deri në vitin 2047, Banka parashikon që emigracioni neto të vazhdojë me të njëjtat ritme, pra çdo 5 vjet të ikin (neto) nga vendi rreth 40 mijë persona, duke e çuar numrin total të të larguarve (duke zbritur ata që kthehen) në 280 mijë persona.

Me shtesën natyrore të popullsisë që po shkon drejt zeros dhe nivelin e lartë të emigracionit, Shqipëria pritet të tkurret me shpejtësi.

Emigracioni ndër vite

Fenomeni i emigracionit në Shqipëri njohu kulmin e saj në vitin 1992.

Në këtë vit emigracioni neto shënoi -443 mijë persona, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore.

Sipas këtyre të dhënave, në periudhën 1992-1997 emigracioni neto shënoi -179 mijë persona.

Pas kësaj periudhe deri në 2002 ikën rreth 93 mijë persona.

Sipas parashikimeve të bankës, emigracioni neto -40 mijë persona do të jetë në pesëvjeçarët 2022, 2027, 2032, 2042 dhe 2047.

Shqipëria sipas Bankës Botërore ka shënuar nivelin më të lartë të emigracionit neto ndër të gjitha vendet e rajonit, krahasuar me numrin e popullsisë.

Në periudhën 2011-2015 emigracioni neto ishte -91, 750 persona.

Si pasojë e nivelit të lartë të emigracionit, Shqipëria është duke humbur avantazhin konkurrues, kapitalin njerëzor dhe krahun e lirë të punës.

Vendi ynë renditet tek vendet me potencial të lartë rrisku social.

Ky rrisk është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit.