MENU
klinika

Zbulojeni me një fletë lakër të kuqe!

Sa të rrezikuar jeni nga gurët në veshka?

15.07.2019 - 19:14

Ne e dimë se dieta perëndimore prodhon acide, ndërsa dieta me bazë bimore i redukton ato.

Një dietë me bazë acide jo vetëm që ndikon në rrezikun e formimit të gurëve në veshka, por mund të shkaktojë acidozën metabolike kronike të gradës së ulët, që është acidi i tepërt në qarkullimin e gjakut, që mendohet se kontribuon në dobësimin e muskujve me kalimin e moshës.

Cila është mënyra më e mirë për të përcaktuar se sa acide është dieta juaj?

Ndoshta metoda më e thjeshtë (dhe më e mërzitshmja) është që të blini ca letra pehashi dhe të urinoni mbi to. Ose përse të mos përdorni atë që mund të keni në frigoriferin tuaj, lakrën e kuqe? Lakra e kuqe ose vjollcë ju ofron një nga lëndët më të mira ushqyese. Madje, mund ta përdorni edhe për të kryer eksperimente kimike në kuzhinë, ose në këtë rast, eksperimente në tualet.

Zieni pak lakër të kuqe, derisa uji të marrë ngjyrë të kuqe të errët, ose grini lakër në ujë dhe më pas kullojeni.

Urinoni në tualet dhe më pas hidheni koktejin e lakrës së kuqe mbi urinë. (Tualetet funksionojnë më mirë, sepse kanë pak ujë.) Nëse lëngu në tualet mbetet i kuq, ose më keq akoma, bëhet rozë, atëherë urina juaj është shumë acide. Synimi është që urina të bëhet blu.

Nëse ju urinoni dhe lëngu i lakrës që keni hedhur bëhet blu, atëherë urina nuk është aspak acide, por neutrale ose edhe bazike.