MENU
klinika

Nga CR7 në... CR9

Sarri ndryshon formacionin e Juves/ Bindet edhe de Ligt!

07.07.2019 - 21:08

Maurizio Sarri nuk kërkon të humbasë kohë, tekniku toskan ka nisur menjëherë punën e tij për të projektuar skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Që në momentin kur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” vendosën t’ia besonin atij skuadrën, Sarri ka zgjedhur të bëjë revolucion në radhët e ekipit. Dëshira e tij është të eksperimentojë në mënyrë që të krijojë një ide rreth Juventusit që do të zbresë në fushë.

Duke filluar që nga kjo e hënë, për Sarrin do të jetë java për t’u ambientuar me shtëpinë e tij të re, me të gjithë “yjet” e skuadrës. Në “Costa Azurra” tekniku është takuar me Cristiano Ronaldon dhe Gigi Buffon, me “gardianin” që i është ribashkaur familjes.

Sipas medieve italiane, Sarri ka patur edhe një bisedë telefonike me de Ligt, në lidhje me strategjinë që ai do të ndjekë. “Dhurata” e Paraticit për mbrojtjen duket se është bindur nga ana e teknikut t’u bashkohet bardhezinjve.

Sa i përket Cristianos, Sarri ka ndërmend ta spostojë në qendër të sulmit.

Sarri e ka zgjedhur skemën e Juventusit, 4-3-3, teksa vëmendje e veçantë do të tregohet për sulmuesit e krahut, Berndadeschin, Duglas Costan dhe Cuadradon, por edhe për Dibalën.