MENU
klinika

Shërbimet shtesë

Sezoni turistik, Durrësi merr masat

21.07.2019 - 15:17

Njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike të qarkut ku shfaqet trafiku më i rënduar.

Shefi i kësaj njësie Valentin Floriri shprehet se ndonëse në nivel qarku numri i aksidenteve ka rënë me rreth 40 perqind, përsëri efektivat e policisë rrugore po punojnë me orar të zgjatur she shërbime të përforcuara në rrugët që shërbejnë si destinacion turistik.

kolana e librave

Një nga këto akse që ka më shumë trafik të rënduar dhe probleme është aksi Maminas – Gjiri i Lalëzit.

Për të shmangur problemet që krijoben rëndom gjatë sezonit, ai ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

“Trafik i renduar shfaqet sidomos gjatë fundjavës edhe në kryqëzimin e e rrugëve në Plepa si dhe rruga Ura e Dajlanit – Plepa. Ne po punojmë që të mos ketë trfik kaq të rënduar”, ka deklaruar Floriri.