MENU
klinika

Kërkesa e Trumpit

SHBA/ Së shpejti dëbime masive të emigrantëve

12.07.2019 - 11:26

Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve imigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen. Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja.

Kur është e mundur, anëtarët e familjev3 që arrestohen së bashku do të mbahen në qendrat e paraburgimit në Teksas dhe Pensilvani. Por për shkak të kufizimeve hapësinore, disa mund të përfundojnë duke qëndruar në dhomat e hoteleve derisa dokumentet e tyre të udhëtimit të mund të përgatiten.

Operacioni pritet të bëhet në të paktën 10 qytete të mëdha.

Mateu Bourke, një zëdhënës i ICE, tha në një deklaratë të mërkurën se agjencia nuk do të komentonte lidhur me detaje specifike lidhur me operacionet e zbatimit.

Ky njoftim nxiti kundërshtim nga politikanët lokalë dhe zyrtarët e policisë.

Megjithëse të rralla, dëbime të tilla të koordinuara kanë ndodhur në administratat e mëparshme. Agjentët kanë shprehur shqetësime rreth arrestimit të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, thanë zyrtarët.

Agjentët gjithashtu kanë vënë në dukje se operacioni mund të ketë sukses të kufizuar sepse tanimë është përhapur fjala në mesin e komuniteteve të imigrantëve se si të shmanget arrestimi.

Trump e ka bërë trajtimin e imigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave migrante për qëllime politike.