MENU

Mjekët: Nuk po u besojmë syve

Shiti shtëpinë për një buburrec!

11.07.2019 - 13:25

Ashtu siç nuk mund të na kishte shkuar kurrë në mendje se mund të na ndodhteë…

Një qytetar në Zimbabve u shtrua urgjent në spital për shkak të një dhimbje të fortë në kraharor.

Pasi i bënë një grafi të shpejtë në spitalin “Rusape General Hospital” u pa që pacienti kishte një buburrec në kraharor dhe që kur lëvizte jepte dhimbje të padurushme.


Mjekët e këshilluan pacientin të shkojë jashtë vendit, në Indi, për një ndërhyrje kirurgjikale më profesionale.

Pacientit iu desh të shesë shtëpinë e gjithçka që kishte, gjeti dhe mbështetjen financiare të afërmve dhe u nis menjëherë për në Indi.
Pasi mbërriti në Indi, mjekët i bënë një grafi tjetër dhe i thanë se nuk kishte asnjë shenjë buburreci në kraharor.

Sipas tyre, buburreci kishte hyrë në pajisjet e grafisë dhe jo në kraharorin e tij.