MENU
klinika

"Të lirojë sa më shpejt..."

Shkarkimi i Metës, mazhoranca hedh hapin e radhës

03.07.2019 - 13:23

“Tashmë raporti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve për shkarkimin e Metës i kalon seancës plenare”, kështu ka bërë me dije kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Balla theksoi se sipas tij sa më shumë ditë të kalojnë aq më shumë kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e Presidentit.

Në zbatim të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit jemi në fazën që po shqyrtojmë nismën e depozituar nga 55 anëtarë të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit.

Në këtë fazë raporti i shkon seancës plenare, kishim një diskutim për këtë cështje.

Kuvendi diskuton në seancë raportin e komisionit të Ligjeve dhe nëse raporti miratohet, me të ngrihet edhe Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve nga ana e presidentit dhe më pas komisioni hetimor paraqit në kuvendin e Shqipërisë raportin përfundimtar.

Nëse merr 94 a më shumë vota nga deputetë, miratohet shkarkimi i presidentit dhe certifikimin e këtij procesi e bën Kushtetuesja”- ka sqaruar Balla.

Sipas tij, të tre grupet parlamentare do të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision.

Jemi në zbatim të përpiktë të afateve kushtetuese dhe rregullores për të cuar më tej këtë kërkesë që sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e presidentit”– tha Balla, pa iu përgjigjur pyetjes nëse ndërkohë ka shumica emra për postin e Presidentit, apo jo.

Pyetur nëse po punohet për dialog me Bashën, Balla ka dhënë këtë përgjigje:

“Ka një instrument të rëndësishëm që është Komisioni i Reformës Zgjedhore, që ka lënë të hapur mundësinë që PD të ketë një përfaqësues të vetin në këtë komision”.