MENU
klinika

Për çfarë akuzohej?

Shpëtim Gjika në ‘bankën e fajtorit’, Gjykata pushon çështjen

15.07.2019 - 20:40

Gjykata e Vlorës ka pushuar çështjen penale për ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për shpërdorim detyre për dhënien me koncesion të parkimeve në Vlorë për 15 vite.

Së bashku me të akuzoheshin edhe 7 zyrtarë të tjerë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Pushimi i çështjes për Gjikën është vendosur nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, duke mos e kaluar çështjen për gjykim.

Ndërkohë pritet që vendimi i pushimit të akuzës të ankimohet nga prokurori i çështjes, Alber Kuliçaj.