MENU
klinika

Kostoja e jetesës

Shqipëria më e shtrenjta, shqiptarët më të varfërit

16.07.2019 - 14:03

Bazuar në të dhënat e portalit më të madh të të dhënave “Numbeo”, vihet re se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot më të larta të jetesës në rajon.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria renditet e 9 nga 40 shtete të Evropës për 2019.

Nga të dhënat vihet re se krahasuar me një vit më parë, kostot e jetesës në Shqipëri janë më të shtrenjta.

Sipas të dhënave të Numbeo-s, për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar Shqipëria renditej në vendin e 6 nga 40 shtete të Europës, duke lënë pas vende si Kosova, Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia.

Kështu Shqipëria për vitin 2019 u bë më shtrenjtë se Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku së bashku me Mali e Zi u vlerësuan si më të shtrenjtat e Ballkanit Perëndimor.

Si i përllogarit NUMBEO kostot e jetesës?

-Duke marrë në konsideratë disa kategori që përbëjnë shpenzimet kryesore të një ekonomie familjare si;

a. indeksi i qirasë; (Shqipëria renditet e 4 në Evropë)
b.indeksi i kostove të jetese + qirasë,
c. indeksi i shpenzimeve të shportës bazë;
d. indeksi i çmimeve në restorante; (Shqipëria renditet e 6 në Evropë)
e. indeksi i fuqisë blerëse vendase. (Shqipëria renditet e 2 në Evropë)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

5 ditë protesta në Francë/ Një tjetër i vdekur