MENU
klinika

Barometri i Ballkanit

Shqipëria vendi më mikpritës për refugjatët

14.07.2019 - 15:24

     Vendet e Ballkanit, megjithëse kanë nivele të larta emigracioni, nuk janë treguar të gatshme për të pranuar emigrantë të huaj në qytetet ku jetojnë, përveç Shqipërisë.

Sipas një ankete nga Barometri i Ballkanit, zhvilluar në të njëjtën kohë në Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë, rezuzltoi se shqiptarët ishin ndër popujt me gatishmërinë më të lartë për të pritur emigrantë të huaj.

Pyetjes nëse emigrantët e huaj janë të mirëpritur, i janë përgjigjur pozitivisht 43 për qind e shqiptarëve.
Pas Shqipërisë, emigrantët ishin më të mirëpritur në Kosovë, ku 28 për qind e popullsisë e kanë vlerësuar pozitivisht praninë e tyre.

 

 

 

 

Në Shqipëri, popullsia që renditet si mikpritëse e emigrantëve, është 4 herë më e lartë se ajo në vendet fqinje.

Nga të njëjtat statistika, më pak miqësore për emigrantët duket të jenë Bosnja dhe Maqedonia, ku vetëm 10 për qind e popullsisë është pro emigrantëve.

Sipas “Our Ëorld in Data” numërohen rreth 57,616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, prej të cilëve 13 mijë janë të pajisur me leje pune.

 

 

 

 

 

Prej vitit 2010, numri i të huajve në Shqipëri është rritur. Në vitin 2010, sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.

Ndërsa në rajon, Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh. Numrin më të madh e ka Serbia, me rreth 807 mijë të huaj që jetojnë atje. Në Maqedoni janë rreth 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj. Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të të huajve në rajon, ku sipas Bankës Botërore, në 2015-ën numëroheshin rreth 32 mijë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit