MENU
klinika

Deklarata

Shtëpia e re e drejtësisë, Gjonaj: Bëmë detyrën, tani presim rezultatet!

22.07.2019 - 20:56

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se qeveria e bëri detyrën me godinën e re, ndërsa tashmë fjalën e ka drejtësia e re.

“Ne e bëmë detyrën tonë. Kjo ndërtesë është në shërbimin tuaj, tani është radha juaj për të ushtruar detyrën Kushtetuese dhe ligjore me një drejtësi të pavarur dhe të paanshme. Reforma i kapërcen kufijtë e vendit tonë.

Gjonaj
Gjonaj

Qeveria vijon që të mbështesë procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare. Pak ditë më parë iu dha KLGJ-së dhe KLP-së të gjitha instrumentet ligjorë. Mbështetja buxhetore ka qenë konstante e padiskutueshme. Qeveria ka alokuar një buxhet tej mundësive, por ka një vlerë të shumfishtë sot dhe nesër.

Një investim për të ardhmen. Pagat e gjyqtarëve janë dyfishuar. Institucionet janë shtuar, buxheti është shumë motivues. Është koha për të bërë ndryshimin e kërkuar” tha Gjonaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"SPAK-u do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni"

Shtëpia e re e drejtësisë/ SHBA: Vettingu po funksionon!

"Ne si LSI, votuam me bindje, se ky ndryshim..."

Tre vjet nga reforma në drejtësi, reagon Kryemadhi!