MENU
klinika

Rreziku

Si duhet vepruar në qoftë se keni kontakt me një kandil deti?

19.07.2019 - 11:30

Kandilat e detit i përkasin një grupi të njohur si Cnidaria.

Cnidaria shkaktojnë helmime më shumë se çdo kafshë tjetër detare.

Cnidaria ka njësi thumbuese (nematocysts) në tentkulat e tyre. Një trup i vetëm mund të përmbajë mijëra prej tyre.

Ashpërsia e goditjes varet nga lloji i kafshës. Goditja e shumicës së specieve rezulton me një skuqje të dhimbshme, kruajtëse, e cila mund të zhvillohet në flluska që mbushen me qelb dhe pastaj plasin . Simptoma të tjera mund të përfshijnë dobësi, vjellje, dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe spazma, sytë dhe hundë që rrjjedh , djersitje e tepruar dhe dhimbje gjoksi që përkeqësohet me frymëmarrjen.

  • Trajtim

Lani helmin dhe hiqni tentkulat nga lëkura;

Përdorni kompresa të ngrrohta ose të ftohta për lehtësim të dhimbjes;

Hapi i parë për trajtimin e një dëmtimi të shkaktuar nga një kandil deti është shpëlarja me ujin e detit për të larë helmët nga lëkura. Çdo pjesë e tentakulës duhet të hiqet me piskatore ose me duar por duhen vendosur patjetër dorashka.

Lloji i shpëlarjes ndryshon sipas llojit të dëmtimit:

Mund të përdoret shpëlarja me ujin e detit.

kolana e librave

Shpëlarje me uthull e ndjekur nga shpëlarje me ujë të detit.

Kujdes ! Uji i freskët nuk duhet të përdoret.

Uthulla duhet të përdoret për ndalimin e “zbrazjes” së helmit që mund të ketë thumbi , dhe pastaj duhet të përdoret uji i detit sepse uji i freskët do të shkaktojë clirimin e helmit shtesë.

Kompresa me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, varet se me cfarë ndjehet më mirë personi, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes.

Në shenjën më të vogël të problemeve të frymëmarrjes ose ndërgjegjësimit të ndryshuar (duke përfshirë pavetëdijen), ndihma mjekësore duhet të kërkohet menjëherë.

  • Shpërthimi i Seabather

Shpërthimi i Seabather është një skuqje e ndjeshme e shoqëruar me kruarje.

Ajo është shkaktuar nga një reaksion alergjik nga larvat e anemone të detit ose kandil deti. Skuqja shfaqet kur këto bien në kontakt me lëkurën.

Skuqja mund të trajtohetme locion hidrokortizon dhe, nëse është e nevojshme, një antihistamine me gojë.

Nëse reagimi është më i rëndë, njerëzit mund të kenë nevojë të kërkojnë ndihmë mjekësore.