MENU
klinika

Publikon foto...

Si rrallëherë, Luana zbulon si dukej 10-20 vite më parë

18.07.2019 - 17:51

Luana Vjollca kohët e fundit i është kthyer fuqishëm tregut muzikor duke qenë mjaft aktive.

Pak ditë më parë ajo hodhi në treg bashkëpunimin e parë ndërkombëtar me Faydee dhe ai rezultoi shumë i suksesshëm.

Ndonëse karrierën muzikore e ka nisur me vonesë Luana Vjollca e ka ditur gjithmonë që do të kishte një të ardhme të ndritur në këtë fushë.

Luana ka publikuar në Instastory një foto ku tregon veten e saj në periudha të ndryshme dhe në të treja fotot shfaqet me mikrofon në dorë.

Një foto është shkrepur kur ishte 7 vjeç, një tjetër 17 dhe një tjetër 27 vjeç.

Në foton që tregon moshën 17 vjeç ajo shfaqet me flokët e kuqe që i ka pasur në fillimet e karrierës së saj.