Roza Lati dhe Stine janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët edhe vite pas ndarjes së tyre, bënë bujë të madhe në media çdo herë që u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me Don Phenom në emisionin “Bukë me vete”, Roza tregoi për herë të parë si ajo dhe Stine u njohën dhe si nisi lidhja e tyre.
Don Phenom e pyeti moderatoren si është njohur me të dashurin e saj të parë dhe Roza nuk ka ngurruar të tregojë si nisi gjithçka.
“Ai ishte për të kënduar në një lokal…”- tha Roza duke e habitur Don Phenom, i cili mesa duket nuk ishte në dijeni të lidhjes së tyre.
“Ai po këndonte, unë isha vajza më e shkurtër e lokalit se të tjerat ishin miss-e. Ky djali kur po këndonte më drejtohej mua. Mua nuk më besohej që e kishte me mua. Por do ti, me mua e kishte. E pati me mua nja 3 vjet.”- rrëfeu Roza, duke lënë të nënkuptohet se po fliste për Stinen.
Të gjithë e mbajmë se Roza dhe Stine qëndruan të lidhur për 3 vite, por më pas u ndanë dhe ruajtën marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.