MENU
klinika

Publikon foton

Si rrallëherë, Balla pozon nga pushimet me fëmijët

15.07.2019 - 13:02

Ai e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mediave jetën e tij private.

Gazetari i njohur Sokol Balla ka vendosur që ta thyejë këtë rregull dhe si rrallëherë është shfaqur me dy fëmijët e tij.

Balla po kalon disa ditë pushimi në Malin e Zi, ku është argëtuar me djalin dhe vajzën e tij buzë detit.

Në pamjet e publikuara, ai shfaqet duke u hedhur me parashutë me të bijën dhe duke bërë një xhiro me jet-ski me të birin.

“Gang gang. Baba cool”- shkruan gazetari në selfien me dy fëmijët e tij.

Kujtojmë se Balla ka qenë i martuar me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun me të cilën është divorcuar disa vite më parë dhe nga martesa ka dy fëmijë.