MENU
klinika

"Inxhinieri filozof"

Simboli i fundit i kulturës napoletane… shuhet

19.07.2019 - 13:42

      Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare, në Romë, Luciano De Crescenzo. Shkrimtari, regjisori dhe aktori napolitan vuante prej vitesh nga një sëmundje neurologjike, por ka ndërruar jetë si pasojë e një problemi në mushkëri. I ashtuquajturi ‘inxhinieri filozof’, simboli i fundit i kulturës napoletane, De Crescenzo ka shkruar më shumë se 50 libra, si dhe ka shitur më shumë se 18 milionë kopje në botë, mes të cilave, 7 milion vetëm në Itali. Veprat e tij, janë përkthyer në 19 gjuhë dhe janë shpërndarë në 25 vende në mbarë botën.

 

 

 

 

Pas një karrierë si inxhinier për informatikën, në vitin 1976 ai braktisi profesionin për t’u bërë shkrimtar. Një vit më vonë, del “Bellavista”. Romani i tij i parë u bë një ‘bestseller’, duke shitur në më shumë se 600, 000 kopje. Në libër shfaqet personazhi i profesorit Bellavistas, që i jep leksione mbi jetën, inxhinierit De Crescenzo.

Gjatë karrierës së tij, ai ka shkruar shumë vepra, mes të cilave më të njohurat: “Oi dialogoi” (1985), “Fosse ’a Madonna!” (2012), “Garibaldi ishte komunist” (2013). Edhe autobiografia që mban autorësinë e toj, “Vita di Luciano De Crescenzo” (1989), u bë po ashtu, ‘bestseller’. Më pas, ai debutoi si aktor në “Il pap’oçhio” (1980) në rolin e një prifti, në krah të mikut të tij, Roberto Benigni.

 

 

 

 

Gjithashtu, De Crescenzo ka luajtur edhe në krah të aktores Sofia Loren, në ‘Sabato domenica e lunedi’, të Wermuller. Në ekranin e madh, ai ka qenë regjisor dhe aktor, në katër filma: ‘Kështu flet Bellavista’, 1984, ‘Misteri i Bellavista’, 1985, ’32 dhjetor’, 1988, ‘Kryqi dhe kënaqësia’, në vitin 1995.
‘Me humbjen e Luciano De Crescenzo-s, humbim të gjithë një mik të madh. Ishte një mjeshtër, për të gjithçka të bukura që na ka treguar. Eshtë një humbje e madhe për kulturën italiane dhe për qytetin e Napolit, për të cilin ndihej krenar’, – ka deklaruar, Renzo Arbore.

 

 

 

 

Ndërsa Luigi De Magistris, ka shprehur ngushëllimet për ‘njeriun me kulturë të pafundme, që ka ditur të interpretojë në mënyrën më të mire, shpirtin e popullit napolitan. Një person me inteligjencë ekstreme, me kulturë shumë të madhe dhe natyrshëm shumë karizmatik, i gjithi napolitan. Luciano do t’i mungojë shumë Napolit dhe njerëzve të tij, ndërsa ne do ta kujtojmë me dashuri dhe mirënjohje të thellë’.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit