Teksa ishte e ftuar mbrëmë në “Tempora”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli për vilën që familja Meta ka në Gjirin e Lalëzit.
Kryemadhi gjatë fjalë së saj pranoi se nuk është e varfër dhe tha se këtë nuk kishte komplekse ta thoshte.
Kryetarja e LSI ka treguar se gjithë pasuria e saj buron nga familja dhe babai i saj i cili ka qenë brigadier në kohën e komunizmit.
Ndërkaq, ajo ka treguar më tej duke thënë se vila në Gjirin e Lalëzit është shkëmbyer me disa metra katror njësi banimi në pallatin e saj në zonën e Unazës.
‘Nuk kam komplekse që të them jam e varfër. Nuk jam e varfër. Pasurinë e kam për hir të familjes sime dhe të babait tim.
Ai ka qenë brigadier por përjshtohej nga regjimi sepse ishte kokëderr si puna ime. Ai përfitoi një pronë në atë kohë. Zuri një buzë tokë krah lumit të Lanës dhe ndërtoi vilë.
Atë vilë ne sot e kemi rrëzuar dhe e kemi bërë pallat. Ato janë 16 mijë metra katëror.
Kur kemi marr vilën në Lalëz e kemi marr me 450 euro metra katror. E kemi shkëmbyer me disa ambiente në pallat, me 450 metra ambiente te pallati‘, përfundoi ajo.