MENU
klinika

Rrëshqitje dheu e pemë të shkulura

S’ka energji! Rrebeshi ‘bën namin’ në Korçë

11.07.2019 - 10:26

Moti i keq, që përfshiu një ditë më parë gati gjithë Shqipërinë, ka shkaktuar probleme të mëdha në disa qytete.

Pas Shëngjinit, Beratit, Sarandës, Velipojës, rrebeshet e shiut dhe stuhitë kanë përfshirë edhe Korçën, duke lënë pas një sërë pasojash.

Mësohet se nga moti i keq ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës dhe në bashkitë Devoll e Pustec.

kolana e librave

Në Moglicë janë rrëzuar 3 shtylla, ndërsa në disa akse të qarkut të Korçës ka pasur rënie pemësh dhe rrëshqitje dherash.

Problemet më të mëdha janë paraqitur në akset Ersekë-Leskovik, Qafë Plloçë-Libonik dhe në aksin kryesor në Zemblak.

Fatmirësisht, stuhia e fuqishme nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.

Kreu i KLP-së zbarkon në Korçë dhe Pogradec

Ibrahimi ‘kokë më kokë’ me drejtueset e prokurorisë

Ja sa persona kanë rezultuar pozitivë me Covid!

Dalin përgjigjet për 15 tamponë në Pogradec

Zbulohet një vatër e re në zonat rurale

Pogradec/ Shkon në 9 numri i të infektuarve