MENU
klinika

Zgjdhjet e 30 qershorit

Sot rinumërohen 11 kuti votmi në Lezhë!

12.07.2019 - 08:52

KQZ ka vendosur të hapë sot kutitë e 11 qendrave të votimit në bashkinë e Lezhës.

Përfaqësuesit e PS në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkuroi përballë Pjerin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapje kutish.

Skënderi: Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim.

PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

“Përderisa kjo mospërputhje ekziston unë bashkohem me kërkesën e ankuesit dhe i kërkoj KQZ të hapen këto kuti dhe KQZ të verifikojë ka apo jo shkelje, nëse ka të marrë masa të cilat parashikon ligji, nëse nuk ka shkelje pastaj të vendosi njëherë e mirë dhe në mënyrë përfundimtare në lidhje me vullnetin që ka vendosur zgjedhësi.”,  u shpreh ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji.

KQZ certifikoi në mbledhjen e saj edhe mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit