Festivali Anibar Animation i këtij viti, mban edicionin e tij të dhjetë, nga 15 deri më 21 korrik, në Pejë. Tematika e krijimtarisë artistike dhe prurjeve të reja, janë “Frika dhe shpresa”.
Rreth 300 filma të animuar, mes shumëllojshmërisë dhe pasurisë artistike, përcjellin temën kryesore në festival, shpresën dhe frikën, do të shfaqen për publikun e gjerë gjatë netëve të festivalit.
Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja, ka bërë të ditur më herët se në këtë vit jubile të festivalit, do të kenë një përfshirje të aktiviteteve të ndryshme që do të shfaqen në 5 kinematë e qytetit të Pejës.
Edicioni i dhjetë i festivalit Anibar, do të sjellë 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 aktivitete për të rinj, 3 masterklasa, si dhe të ftuar specialë.