MENU
klinika

Marina i zbuloi sekretin!

Sukses ndërkombëtar! Luana nuk po di të ndalet…

08.07.2019 - 12:55

Uragani Luana Vjollca nuk di të ndalet, kjo ështe pak, por e sigurt!

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, moderatorja ka treguar se është duke u përgatitur fuqishëm për një projekt muzikor, megjithatë nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me të.

Në disa komente që ka shkëmbyer me Marinën, kuptohet se Luana do të vijë sërish me një bashkëpunim. 

“Bishë imagjino çdo bësh ti pas pak ditësh, mezi po pres”,- shkruante Marina në një koment.

Më pas Marina tregonte se projekti i ri i Luanës do të kalojë kufijtë e suksesit.

“Imagjino çduhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”, -vazhdonte kështu komenti i Marinës.

Kënga më e fundit e Luanës ishte në bashkëpunim me grupin “TNT” për këngën “Moj bjondinë me sytë e zi”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Por pas fjalëve të Marinës të gjithë jemi duke pritur me padurim të shohim suksesin e radhës për Luanën.

Burimet kanë bërë me dije se Luana ka gati një projekt muzikor me Shpat Kasapin, megjithatë nuk dihet nëse është i njëjti për të cilin ka folur Marina.