MENU
klinika

Tratativa pranë finalizimit

Surprizon Tirana/ Afron ish-lojtarin e Kombëtares!

28.07.2019 - 19:04

Surpriza e Tiranës në merkaton e kësaj vere mban emrin e Kristi Vangjelit.

Do të jetë pikërisht mbrojtësi veteran goditja e madhe e bardhebluve në repartin e tërhequr.

Sipas informacioneve, Tirana e ka arritur akordin me 33-vjeçarin për një kontratë 1-vjeçare.

Ai do të bashkohet me Tiranën në datën 24 gusht pasi të mbyllë impenjimin aktual me skuadrën e Adelaide Olympic në kampionatin australian.

Afrimi i Vangjelit te skuadra bardheblu krijon një “problem luksi” për trajnerin Mema.

Atij i duhet të zgjedhë midis ish-futbollistit të kombëtares, të riut Albi Doka dhe një lojtari me eksperiencë në Kategorinë Superiore si Dorian Kërçiku.