Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se janë të prirura për akte armiqësore, pavarësisht marrëveshjes së fundit mes dy vendeve për të rinisur bisedimet bërthamore. Delegacioni i Penianit në Kombet e Bashkuara tha të mërkurën se SHBA-ja ishte e fiksuar pas sanksioneve.
Kjo vjen disa ditë pasi udhëheqësit e vendeve mbajtën një takim historik në zonën e fortifikuar të demilitarizuar (DMZ), e cila ndan dy Koretë.
Dhe pas bisedimeve që zgjatën pothuajse një orë, palët ranë dakord për të ngritur ekipe për të rifilluar negociatat për denuklearizimin.
Koreja e Veriut gjithashtu akuzoi Uashingtonin për përpjekjen për të “minuar atmosferën paqësore” në gadishullin Korean.
Negociatat me Korenë e Veriut për të bindur atë për të braktisur programin e saj bërthamor të diskutueshëm arritën kulmin vitin e kaluar kur Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un zhvilluan një samit në Singapor.
Ata të dy u angazhuan për “denuklearizimin e plotë” të gadishullit Korean, por pa sqaruar atë që nënkuptonte.
Shpresohet se takimi i tyre i dytë në Hanoi në shkurt do të bënte njëfarë marrëveshjeje konkrete rreth Koresë së Veriut . Por këto bisedime përfunduan pa marrëveshje, pasi nuk arritën të bien dakord mbi ritmin me të cilin sanksionet duhet të lehtësohen.
Në takimin e DMZ të së dielës shkëmbimet e tyre ishin kryesisht komplimente. Trump, i cili dikur i referohej Kim si “njeri i vogël raketash”, tha se ishte një “ditë e madhe për botën”.