MENU
klinika

Foto

Takoi ish-ministrin e PS, Meta zbulon dhuratën që mori prej tij

17.07.2019 - 10:23

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ish-ministrin e Partisë Socialiste, Elmaz Sherifin.

Lajmin për takimin me ish-ministrin e ka dhënë vetë Meta përmes një mesazhi në “Facebook”.

Kreu i shtetit ka zbuluar dhuratën që ish-ministri Sherifi i ka bërë.

Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.

E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.

Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese”, shkruan Meta.