MENU
klinika

Fotoja e parë nga sheshxhirimi!

Të gjithë VIP-at bëhen bashkë në filmin e Bes Kalllakut

12.07.2019 - 12:26

Xhirimet e filmit të parë të Bes Kallakut nisën muajin e kaluar.

Bashkë me të edhe aludimet për kastin, pjesë e të cilit thuhet se janë edhe Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu.

Filmi, ku Besi do të jetë edhe protagonist në rolin e Skifterit, do të quhet “Falco”.

Bes Kallaku ka treguar se ka 2 vite e gjysmë që merret me skenarin e filmit.

“Është jashtëzakonisht shumë serioz. Histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”., u shpreh ai.

Sot, Sara Kolami publikoi në Instagram-in e saj një foto ku shfaqet krah Bleona Qeretit dhe modeles amerikane të fitness-it Nadege Ndjebayi, ndërsa në përshkrim ka vendosur hashtag-un “falco” dhe duke shkruajtur:

“Fundja, a ka një mënyrë të duhur për t’u shfaqur në një funeral?”

Sara ka shkruajtur gjithashtu se është dita e parë e xhirimit.

Më parë është mësuar se pjesë e kastit janë edhe Olsi Bylyku dhe Albano Bogdo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të jetë një nga komeditë më të bukura"

Bes Kallaku zbulon detaje nga projekti që pritet të vijë…