MENU
klinika

Tensione në Devoll

Kryebashkiaku i ri “blindon” bashkinë

29.07.2019 - 08:36

Një e hënë e trazuar është kjo e sotmja për Bashkinë Devoll.

Kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka mbërritur në zyrë që në orën 06:30, duke blinduar ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinës me forca të shumta policore.

Në ambjentet e bashkisë ka mbërritur edhe ish-kryebashkiaku Bledion Nallbati.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Nallbati deklaroi se bashkia është pushtuar dhe administrata nuk mund të punojë nën terrorin e policëve.

Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka Forca Speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59% e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24orë në ditë.

Do të vazhdoj t’iu shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyrë. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”, ka thënë Nallbati.