MENU
klinika

Përfundon plani serb

Tensione në veri, biznesmenët serbë kërcënojnë Kosovën

03.07.2019 - 08:43

Pas një takimi që patën sot, Shoqata e Biznesmenëve Serbë ka marrë vendimin për hapjen e dyqaneve në Veri të Kosovës.

Në fund të takimit organizata njoftoi për hapat që do t’i marrin në luftën kundër taksave. Ata thanë se do të bëhen hapa më radikale deri në protesta të cilat tregojnë gatishmërinë e serbëve të veriut të Kosovës për t’i luftuar taksat.

Meqenëse për këto dy ditë të mbylljes ata thanë se ka qenë vetëm shenjë paralajmëruese dhe aktivitetet në veri kundër taksës nuk do të ndalen.

Ne jemi të vetëdijshëm se na pret një luftë e gjatë, e cila kërkon unitet, përpjekje, ndoshta sakrifica”, thanë ata, transmetojnë mediat serbe.

Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kuptojnë situatën që ata e kanë quajtur dramatike në veri.

Madje, ata kanë kërcënuar se nëse Kosova vazhdon me të njëjtën politikë, gjërat mund të shkojnë në rrugë pa kthim.

Por, nuk është bërë e qartë, se pas inskenimit të mungesës së mallrave në veri, nga ku do t’i marrin mallrat këto biznese?!

Serbët e veriut vlen të theksohet se gjithashtu kanë refuzuar të blejnë ushqime nga pikat alternative të shitjes që i bëri qeveria në veri.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!