MENU
klinika

Postimi

Tensionet në Devoll, Balla publikon dokumentin

29.07.2019 - 13:21

Pas tensioneve të zhvilluara të Bashkinë e Devollit ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se bashkia vijon normalisht punën, duke ofruar shërbime bazë për qytetarët. Sipas tij, për llafe dhe zhurmë është Lulzim Basha, që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve.

Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB✌️ që nuk ka nevojë të zgjidhet??? edhe brenda të vetëve.

30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”, shkruan Balla.