17.07.2019 - 09:38
Një situatë terror është shënuar mëngjesin e sotëm në Lushnje.
Një djal 30-vjeçar ka goditur me sëpatë babain e tij, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Policia njofton se në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.
Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga Mentor Nazarko