MENU
klinika

"A besoj te martesa?"

Theu heshtjen! Irina flet për herë të parë për ndarjen

11.07.2019 - 16:42

Irina Shayk nuk ka komentuar asnjëherë për jetën e saj private para ndarjes nga Bradley Cooper.

Ajo habitet me fiksimin e njerëzve për jetën e saj private, por sërish i justifikon ata kur shprehet:

“Mendoj që është thjesht të qenit njerëzor: nëse nuk e ke, do ta kesh. Ka një perde dhe t’i do ta hapësh. Besoj se është kurioziteti që i shtyn”.

Sa i përket martesës modelja ende beson në të edhe pse u nda nga Bradley ende pa lidhur kurorë me të:

“A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”.

Irina Shayk tregoi se qëndron e mendimit se asnjë femër nuk duhet të humbasë identitetin e saj vetëm sepse bëhet nënë:

“Më thuaj një arsye, vetëm një që meqenëse je nënë, tani duhet të veshësh funde më të gjatë. Jo, unë nuk besoj në këtë gjë”.

Nëse dikush planifikon t’i dërgojë diçka modeles, më mirë një rrënjë domatesh sesa një buqetë me lule!