MENU
klinika

Vishet kuqezi!

Tjetër lamtumirë nga Atletico/ Largohet mbrojtësi legjendar!

21.07.2019 - 22:26

Pas dy muaj bisedimesh të gjata, Filipe Luis më në fund ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Flamengon këtë verë.

Mbrojtësi i majtë, i cili ishte një agjent i lirë pas largimit nga Atletico Madrid në fund të sezonit të kaluar, do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me kuqezinjtë.

“Unë kam qenë një Flamenguista që kur isha i ri”,tha Luis.

33-vjeçari kishte ndërmend të qëndronte te Atletico, por klubi nuk i ofroi një kontratë të re.

Ish-mbrojtësi i Chelsea kaloi 8 sezone me fanellën “Los Colcheoneros” në dy periudha katër vjeçare, ku zhvilloi 240 takime dhe shënoi 9 gola.