MENU
klinika

Tradhtia e dytë

Dortmundi braktiset sërish nga ylli i vet!

26.07.2019 - 17:51

Në vitin 2013 Mario Goteze mori një vendim të bujshëm: u largua nga Borussia Dortmund për të firmosur me Bayernin, në një lëvije që u konsiderua tradhti nga tifozët.

Këta të fundit nuk e kuptuan vendimin e talentit që më pas fitoi Kupën e Botës duke shënuar në finale, por në Mynih dështoi, edhe për faktin se vuante nga një sëmundje që nuk e lejonte të ruante formën e plotë fizike.

Në verën e vitit 2016 Dortmundi vendosi ta falte djalin plangprishës dhe pagoi 27 milionë euro për ta kthyer në shtëpi, ndërsa tifozët harruan të shkuarën, të bindur se Gotze kishte marrë një vendim të nxituar, të diktuar edhe nga mosha e re.

Megjithatë, tashmë Gotze kërkon sërish të largohet dhe në Dortmund ka nisur lufta, sepse tifozët e akuzojnë se e ka përdorur Dortmundin vetëm për të rigjetur formën e plotë fizike e mendore.

Rinovimi i kontratës është shumë larg dhe sulmuesi nuk pranon të firmosë, sepse kërkon të largohet këtë verë, për të shkuar në Angli, ku e kërkon Arsenali. Me vetëm një vit të mbetur në kontratën aktuale, Dortmundi nuk ka interes ta mbajë dhe tashmë po mendon idenë e nxjerrjes në shitje, por problemi është se ka pak shanse që të marrë ndonjë shifër të rëndësishme.

Këtë verë Dortmundi ka shpenzuar më shumë se 100 milionë euro, duke blerë Mats Hummels, Thorgan Hazard, Nico Schulz e Julian Brandt.