MENU

Viktima sapo kishte dalë nga...

Tronditet Elbasani/ Atentat me armë, vdes 24-vjeçari

01.07.2019 - 08:11

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin në orët e vona mbrëmë.

Një 24-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë.

Ndëkohë mësohet se vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Viktima e atentatit është identifikuar si Klevi Baho, 24 vjeç.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur vëllai i viktimës i identifikuar si Sandër Baho 30-vjeç, i cili dyshohet të ishte edhe shënjestra e atentatit.

Të dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ndërsa disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve duke i marrë jetën të riut.

Viktima kishte pak ditë që kishte lënë burgun në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broshkë.