MENU
klinika

Përplasje mes grupeve rivale

Tronditet Kavaja, vritet me armë një person

04.07.2019 - 12:48

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Kavajës ditën e sotme.

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr.4, ndërkohë mësohet se viktimë ka mbetur një 50-vjeçar.

Përplasen grupet rivale në Kavajë, vritet një person

Zbardhet ngjarja e rëndë e shënuar sot në Kavajë.

Ditën e sotme një person është vrarë si pasojë e një përplasjeje mes grupeve rivale.

Nga kjo përplasje një person është vrarë dhe 6 të tjerë janë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit dhe viktimë ka mbetur një burrë rreth 50-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Mësohet se viktima ka qenë një kalimtar i pafajshëm që është gjendur aty në momentin e përplasjes me armë.

Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe janë ndaluar ndërkohë dy persona.