MENU
klinika

Dëshmia e Robert Mueller

“Trump mund të akuzohet kur të mos jetë më president”

24.07.2019 - 18:47

Ish-prokurori special Robert Mueller u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump mund të akuzohet sërish në momentin që do të largohet nga Shtëpia e Bardhë, për pengim të drejtësisë.

Në dëshminë e tij para kongresit amerikan Mueller shtoi se Trump nuk është shfajësuar totalisht nga akuzat.

Robert Muller shtoi se ka gjetur prova të pamjaftueshme për fajësinë e presidentit amerikan për bashkëpunimin me rusët. Në dëshminë e tij Mueller theksoi se bashkëpunimi dhe përfshirja nuk janë sinonime.

Mueller shpjegoi se hetimi i tij nuk u përball me përplasjen që nuk është një term ligjor, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e Trump.

Mueller shtoi se pavarësisht dhjetë akuzave për pengim  të drejtësisë, duke u bazuar në veorimet e ministrisë së drejtësisë, që ndalojnë akuzimin e një presidenti në pushtet, ata vendosën të mos marrin një vendim nëse kreu i shtëpisë së bardhë ka kryer apo jo një krim.

Në dëshminë e tij para komisionit të drejtësisë në dhomën e deputetëve Mueller tregoi ndër të tjera se Donald Trump refuzoi të merrej në pyetje.

Mueller shtoi se gjatë karrierës së tij kishte parë demokracinë amerikane përballë shumë sfidave. Përpjekjet e qeverisë ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane sipas tij janë kërcënimet më serioze dhe meritojnë vëmendjen e çdo amerikani.

Ish-prokurori special është marrë me hetime për lidhjet mes stafit të presidentit Trump dhe Rusisë. Rusia sipas tij mendonte të përfitonte nga fitorja e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.