MENU
klinika

The Guardian

Trump po kërkon “Amerikën e të bardhëve”

21.07.2019 - 14:33

Ideja se disa banorë amerikanë meritojnë tokën, meritojnë të qëndrojnë dhe të zënë atë, dhe se të tjerët duhet të largohen, të shfarosen (amerikanët vendas), të mërgojnë (njerëzit e zinj), të dëbohen (populli kinez dhe japonez), ka ndryshuar formë me kalimin e kohës.

Në vitet 1970, mendova se ndryshimet në ligjet dhe zakonet e SHBA-së do ti jepnin fund thirrjeve për të “shkuar në shtëpi”. Mendova se legjislacioni i viteve ’60 mbi imigracionin, të drejtat civile dhe qasjen në votim i kishte vënë të gjitha këto prapa nesh, në ligj, së paku, nëse jo plotësisht në praktikë.

Sot, së bashku me miliona në mbarë botën, unë jam i tronditur dhe i zemëruar nga kundërshtimet e Trump-it kundër katër grave me  ngjyrë të kongresit.

Trump na ka bërë të risjellim në kujtesë “Amerikën e të bardhëve”.

Ashtu si Trump dhe mbështetësit e tij e bëjnë racizmin historik, të kaluarën amerikane anti-raciste  të duket plotësisht e gjallë. Racizmi mund të jetë momentalisht më i dukshëm dhe i financuar më mirë, por fushata e shekullit të 20-të për demokracinë është po aq pjesë e historisë amerikane.

Edhe partitë janë përcaktuar gjithnjë e më shumë nga politika e tyre raciale. Demokratët janë multikulturalistë multiracialë. Republikanët janë partia e bardhë.

Edhe përpara Trump, partia republikane po zhvillonte një strategji jugore për më shumë se gjysmë shekulli, gjithnjë e më shumë të vendosur për identitetin e saj të bardhë.

 

Amerikanët anti-Trump duhet ta mbajnë kombin në një drejtim të ndershëm. Dhe ashtu si racizmi i Trump bën thirrje për tema të vjetra në historinë e Amerikës, anti-racistët tani duhet të kenë një histori të tyre, mjaftueshëm të fuqishme për të mposhtur Trumpizmin, që mposht skllavërinë, ndarjen dhe mospërfilljen.

Afrikanët amerikanë tashmë e njohin këtë histori dhe tashmë janë të motivuar. Njerëz të tjerë me ngjyrë po e mësojnë atë dhe angazhohen me kauzën. Tani njerëzit e bardhë anti-Trump që të veprojnë në emër të demokracisë multiraciale dhe multikulturore amerikane.

Nell Irvin është profesoreshë e historisë amerikane në Universitetin e Princeton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


David Brooks/ New York Times

Donald Trump e urren Amerikën

Dëshmia e ish-avokatit të Trump

“Trump është racist dhe mashtrues”