MENU

Kërcënimi ndaj Iranit

Trump: Sanksionet do të rriten së shpejti

10.07.2019 - 20:25

Presidenti Donald Trump ka përsëritur kërcënimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione mbi Teheranin dhe përsëri ka denoncuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që Irani nënshkroi me fuqitë botërore.

Irani iu përgjigj akuzave të presidentit amerikan, duke thënë “nuk kemi asgjë për të fshehur”.

Vitin e kaluar, Trump e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, me të cilën Irani ka kufizuar programin bërthamor në këmëbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani ka vepruar në përputhje me marrëveshjen, por, gjatë fundjavës së kaluar, ai ka rritur pasurimin e uraniumit përtej kufijve që parasheh marrëveshja, në përpjekje për t’iu bërë presion vendeve evropiane që të gjejnë zgjidhje për sanksionet amerikane.

Trump po ashtu tha se Irani, fshehurazi, ka pasuruar uranium, por nuk solli ndonjë provë për këtë.

“Irani, për kohë të gjatë, ka pasuaruar fshehurazi (uranium), në shkelje të plotë të marrëveshjes 150 miliardë dollarëshe”, tha mes tjerash Trump.

Me uranium të pasuruar, Irani potencialisht mund të krijojë armën bërthamore.

Trump vazhdimisht ka thënë se kushtet e marrëveshjes bërthamore nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për ta penguar Iranin nga krijimi i armës bërthamore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen