MENU
klinika

Simptomat

Trupi juaj mund të jetë plot me toksina? Si ta zbuloni!

26.07.2019 - 15:53

Toksinat grumbullohen në trup nga ushqimi dhe pijet që konsumojmë, por edhe përmes lëkurës dhe ajrit që thithim.

Kur kjo sasi është e tepërt, trupi vuan. Atëherë nevojitet pastrim i trupit. Përdorimi i produkteve që përmbajnë pesticide, hormone, duhani dhe medikamente të tjera mund të përkeqësojnë organizmin.

Por si mund ta dallojmë që trupi është i mbushur me toksina dhe çfarë mund të bëjmë për ta pastruar:

-Ndiheni të fryrë, simptoma më e shpeshtë e sasisë së tepruar të toksinave në trup.

-Erë e keqe goje, ne gjuhë qëndrojnë bakteret pasi zorrët dhe mëlçia nuk mund të eliminojnë si duhet toksinat.

-Keni probleme me gjumin, zgjoheni shpesh natën dhe ditën tjetër jeni të lodhur.

-Vështirësi për t’u dobësuar, shumë toksina ushqehen në qelizat yndyrore prandaj është e vështirë të humbisni kilogramët e tepërt. Këto zakonisht grumbullohen në bark.

-Probleme me lëkurën, nëse keni kruajtje të vazhdueshme mund të jetë tregues se keni nevojë për detoksikim urgjent. Gjithashtu, puçrrat dhe aknet janë një simptomë.

-Dhembje koke, dhembje të cilat janë të shpeshta.

Për të eliminuar toksinat nga trupi këshillohet të përdorni saunën, sepse djersitja e shumtë nxjerr toksinat nga trupi. Provoni që të paktën 1 ditë në javë mos të konsumoni asgjë tjetër përveç ujit dhe të nesërmen konsumoni lëngje me fruta dhe perime të freskëta, supë dhe perime të ziera.

Tregoni gjithashtu kujdes me mënyrën e ushqyerjes, konsumi i majdanozit, brokolit dhe algave është shumë i mirë për detoksikim.