MENU
klinika

"Do të jetojë edhe pas meje..."

Turi kujton çfarë i tha Dr. Flori: Kishte të drejtë!

15.07.2019 - 14:29

Të gjithëve na trishtoi lajmi i vdekjes së Dr. Florit, por për diçka ishim të gjithë të sigurt se kujtimi i tij do mbetej ende pas, për shkak të këngëve që la pas si pasuri për vendin tonë.

Moderatori Turjan Hysko ka kujtuar fjalët që i tha miku i tij i shtrenjtë Dr. Flori para se të ndërronte jetë.

Hysko ka publikuar një video ku shihet duke drejtuar automjetin teksa dëgjon një nga këngët më të njohura të West Side Family “Nëse Mundesh”.

Ai më pas ka kujtuar atë që vetë Flori i tha kur punoi këngën, që vargjet dhe melodia e saj do të jetojnë gjatë edhe pasi ai të vdiste.

“Kjo këngë do të jetojë edhe pas meje tha… Si gjithmonë kishte të drejtë! Dr Flori”, ka shkruar Turi i mallëngjyer.

Dhe në fakt muzika e Dr. Florit dhe grupit WSF mbetet ndër më të pëlqyerat që këndohen edhe sot e kësaj dite. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tani më skadoi pasaporta..."

Orinda Huta flet për mbiemrin pas martesës