MENU
klinika

Sistemi S-400

Turqia në pritje të sistemit rus të mbrojtjes

08.07.2019 - 16:42

Përgatitjet e Turqisë për sistemin e diskutueshëm rus të mbrojtjes ajrore janë në proces, tha të hënën Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur pas njoftimeve se sistemi raketor S-400 do të mbërrinte në fillim të kësaj jave, presidenti turk tha se vazhdonte puna për dërgimin e armatimeve.

“Përgatitjet po vazhdojnë,” u tha ai gazetarëve përpara nisjes për një udhëtim në Bosnje. “Mos vazhdoni të pyesni për datën.”

Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin diskutuan për dërgesën gjatë një bisede telefonike të shtunën, tha zëdhënësi i Putinit.

“Ata iu referuan asaj, absolutisht,” tha Dimitri Peskov të reporterëve të hënën. “Kjo është një marrëveshje që po zhvillohet.”

Më para, Erdogan kishte thënë që S-400 të fillonte të mbërrinte në Turqi, ose deri më 10 korrik ose deri më 15 korrik.

SHBA ka paralajmëruar se sistemet S-400 nga Rusia mund të rrezikojë marrëveshjet e industrisë së mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s dhe këtë javë vendosi t’i japë fund tregtisë preferenciale me Turqinë.

Vendet e NATO-s, veçanërisht SHBA-të, e shohin me dyshimin blerjen e pajisjeve të prodhuara nga Rusia. Ankaraja thotë se ajo ka nevojë për mbrojtje alternative të raketave për të përballuar kërcënimet rajonale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times

Erdogan mes dy zjarresh