MENU
klinika

Zbuloni detajet...

U konfirmua! E dashura e Olsit bashkëpunon në këngën “Ama”

23.07.2019 - 15:22

Epo nuk na kishte shkuar mendja kaq larg, por ja që ata na e  thanë vetë.

Dyshja fantastike Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama publikuan këngën e tyre më të fundit të titulluar “Ama”.

Përpos faktit që ka shumë pak që është publikuar dhe numëron shumë klikime, përpos pëlqimit të menjëhershëm nga pubiku dhe si gjithmonë marrjen e vëmendjes nga media, ajo që na shtoi ne kureshtjen ishte një fakt shumë interesant.

Në titrat e videoklipit duke shumë mirë se teksti i këngës është realizuar nga Lorenci, Olsi dhe e dashura e k♪tij të fundit, Egli Tako.

Epo jo vetëm që qenka një vajzë shumë simpatike dhe që lidhja e saj me Olsin ka rrëmbyer zemrat e të gjithë fansave, Egli qenka dhe një vajzë shumë e talentuar.