Jonida Maliqi u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë në 2017-ën, pas 17 vitesh me të. Nga martesa me biznesmenin Jonida Maliqi ka një djalë 8 vjeç.
Për muaj të tërë, e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre. Por tani, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë vendosur të dalin hapur siç nuk e prisnim!
Ndërkohë, muajin e kaluar, në rrjete sociale u publikua një video e Jonidës me Romeon duke u puthur bashkë në pishina.
Çifti më i ri i showbiz-it janë puthur në puntatën e parë të emisionit “Treshat” në “Vizion Plus”. Jonida ishte e ftuar dhe gjatë intervistës, teksa Bora Zemani e ngacmon nëse beson tek dashuria e vërtetë, çifti shihen si në foto duke u puthur.
U
E në fakt, nuk kishte më arsye për ta mbajtur të fshehtë.
Është marrëdhënia dashurore e parë publike e këngëtares, e cila ka parapëlqyer ta mbajë gjithmonë super të rezervuar jetën personale.