MENU

Na e tregoi vetë...

U martua, cili është personi që i vodhi zemrën Bebe Rexhës?

28.07.2019 - 14:44

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha i befasoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram pasi publikoi një video ku shfaqej me vello dhe fustanin e bardhë të nusërisë.

“Dita më e bukur e jetës time! M’u desh ta mbaja super private. Më shumë foto dhe video së shpejti. Ju dua të gjithëve!”- shkruante këngëtarja në videon që ngriti dyshime të mëdha.

Teksa rrjeti po ziente nga ky lajm, Bebe vazhdoi ta shtonte edhe më shumë kureshtjen e të gjithëve, duke treguar në Instastory momente nga ‘dasma e fshehtë’, e cila mesa duket është mbajtur më datën 12 të këtij muaji.

Në njërin prej postimeve, ajo publikon mashkullin bukurosh që i ka vjedhur zemrën, mirëpo nuk na e ka treguar emrin e tij.

“Ai do të më vrasë, por më fal zemër, m’u desh ta bëja.”-shkruan këngëtarja në foton e publikuar krah një djali të veshur si dhëndërr.

Ende nuk e dimë nëse kjo skenë është e gjitha pjesë e një videoklipi, apo Bebe është kurorëzuar me të vërtetë me martesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artistja i kundërpërgjigjet fansave...

Arsyeja e trishtë e shtimit në peshë të Bebe Rexhës!