MENU
klinika

Ja ç'ndodhi...

U pajtuan këta? Anxhelina shkoi në ditëlindjen e mbesës së Onit

18.07.2019 - 12:36

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të showbizz-it shqiptar.

Por, si çdo çift edhe ata u ndanë rreth 3-4 vite më parë, madje u përfol se arsyeja qe Angela Martini…

Por me sa duket ‘miqësia’ apo ‘dashuria’ e tyre vijon pasi Anxhelina ka qenë së fundi në ditëlindjen e vajzës së motrës së Fatmirit.

Në një video të publikuar nga motra e Anxhelinës, Agnesa, ajo shihet duke luajtur me vogëlushen e ditëlindjes.

Në janar të vitit 2017, edhe Fatmir Hysenbelliu foli për herë të parë për ndarjen e shumëpërfolur nga Anxhelina duke pranuar se ai ruan miqësinë me familjen e Anxhelinës:

“Kam respekt për familjen e saj dhe ajo për familjen time. Jemi ndarë, por kemi mbetur miq”, tha ai.

Epo tani e kuptojmë arsyen dhe siç ata thonë, ashtu e pranojmë dhe ne. Thjesht miq…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN